Më 10 dhe 11 shkurt takime mes përfaqësuesve të MPJ-ve bullgare dhe maqedonase

Shkup, 9 shkurt – Përfaqësues të Ministrive për Punë të Jashtme të Maqedonisë dhe Bullgarisë, më 10 dhe 11 shkurt do të kenë takime ku do të debatohet për çështjet e hapura politike mes dy vendeve, informon Zhurnal.

Këtë e paralajmëroi kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski.

“Nëse arrihet përparim, i pranueshëm për dy palët në bazë të vlerave evropiane dhe respektimin e dy palëve, si shteteve ashtu edhe qytetarëve, atëherë MPJ këtë do ta kumtojë në mënyrën e njejtë ashtu si ministri për punë të jashtme kishte fjalim në Komisionin për punë të jashtme, prej disa orëve, ku i shpaloste bisedimet që po udhëhiqen”, deklaroi Kovaçevski sot para gazetarëve.

Ai njoftoi edhe për një bisedë telefonike me kryeministrin bullgar Kirill Petkov i cili ishte interesuar për dy incidente që kanë ndodhur në Maqedoni. Njëri ka të bëjë incidentin në varrin e Goce Dellçevit dhe njëra për thyerjen e dritareve në një qendër kulturore bullgare në Manastir. Kovaçevski e ka informuar Petkovin se MPB po ndërmer masat e nevojshme për të hetuar rastet.//Zhurnal.mk