Moti sot me vranësira dhe temperatura deri 13 gradë
Shkup, 9 shkurt – Moti me vranësira mesatare deri më të theksuara. Në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e pasdites në rajonin verilindor dhe lindor do të bie borë e lehtë. Pasdite përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Deri në fund të ditës vranësirat do të ulen.
Temperatura minimale do të jetë në interval nga -7 deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 13 gradë.
Në Shkup, kryesisht me vranësira, në fund të ditës vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.
Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe rritje të temperaturave ditore. Të enjten dhe të premten në disa lugina do të ketë mjegull paradite, ndërsa temperatura do të mbetet më e ulët. Të shtunën pasdite dhe gjatë natës drejt të dielës do të ketë reshje të dobëta lokale shiu.

