Vasilevska: Deklarata e VMRO-DPMNE-së për Goce Dellçevin nuk është kontestuese

Shkup, 8 shkurt – Nuk është kontestues asnjë aspekt i Deklaratës që VMRO-DPMNE e inicioi në Kuvend me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. LSDM lëshoi edhe një shans të tregojnë se çka panë kontestuese në deklaratën e propozuar, ka deklaruar Ivanka Vasilevska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Qëllimi i partisë me deklaratën e iniciuar, ka thënë ajo është të bashkojë të gjithë aktorët në shoqëri rreth rëndësisë së figurës dhe veprës së Dellçevit në luftën revolucionare për shtetësinë maqedonase.

“LSDM duhet të thotë nëse për të është kontestuese në shkolla të zbatohen aktivitete me të cilën nxënësit do të njohin edhe më shumë figurën dhe veprën e Goce Dellçevit ose ajo në të cilën thirret Instituti për histori nacionale dhe ASHAM-i të organizojnë tubime shkencore ose thirrje deri te mediat me përmbajtje të përshtatshme ta shënojnë jubileun e 150 vjet nga lindja e Goce Dellçevit? Fatkeqësisht, jo vetëm që nuk u bashkua, por e ndan popullin në këtë temë. Kjo hap dyshim serioz se Kovaçevski negocion për Goce Dellçevin, me këtë edhe për luftën revolucionare për shtetësinë maqedonase”, ka thënë Vasilevska.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka ftuar LSDM-në siç tha Vasilevska, “të vetëdijesohen dhe seriozisht ta lexojnë Deklaratën”.

“Këto reagime të shpejta kishte edhe për rezolutën në të cilën VMRO-DPMNE e inicioi në korrik të vitit të kaluar, por pastaj e pranoi dhe në këtë mënyrë u krijua unitet nacional dhe linja të kuqe. Presim edhe tani kjo të ndodhë, pasi figura dhe vepra e Dellçevit janë në nivel të barabartë me çështjet e identitetit”, ka shtuar Vasilevska.