Bytyqi: Projeksionet janë se paga minimale do të jetë 22.000 denarë deri në vitin 2026

Shkup, 8 shkurt – Kemi projeksione deri në vitin 2026 si do të lëviz paga minimale. Megjithatë, ato janë projeksione të cilat vendosen në nivel të faktorëve të ndryshëm makroekonomikë. Deri në vitin 2026, paga minimale do të jetë 22.000 denarë vetëm me harmonizim, pa asnjë intervenim, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ai në emisionin “Utrinski brifing” e përshëndeti dje marrëveshjen e arritur për pagën minimale prej 18.000 denarë, duke treguar se qëllimi është që të krijohen mekanizma me të cilët qytetarët do të dalin nga pragu i varfërisë në të cilin ishin me vite të tëra.

“Në vitin 2016, pjesa e pagës minimale ishte 38 për qind nga paga mesatare dhe tani me vendosjen e pjesës prej 57 për qind jemi të sigurt se asnjëherë nuk do të bien nën pragun e 57 për qind”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Sipas tij, vetëm përmes dialogut mund të vijë deri në zgjidhje të qëndrueshme.

Lidhur me kërkesën e VMRO-DPMNE-së opozitare që të harmonizohen edhe pagat në sektorin publik, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se harmonizimi i pagave është pjesë e zgjidhjes ligjore dhe se harmonizimi do të bëhet sipas nenit 8.

“Të gjitha pagat duhet të harmonizohen me pagën minimale. Nuk ka ndarje në sektorin privat dhe publik. Ligjet sillen në bazë të parametrave të cilët duhet të mundësojnë drejtësi”, tha Bytyqi.