Shqiptohen 147 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e të gjithë vendit
Shkup, 8 shkurt – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar.
Në këtë aksion janë sanksionuar 147 shoferë, prej tyre tetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një automjet ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar.
Poashtu është konstatuar se 70 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 77 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

