Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 8 shkurt – Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ftohtë. Kryesisht në rajonet malore do të bie borë e lehtë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 70 km/orë), veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit edhe në pjesët lindore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale prej 1 deri 8 gradë.

Në Shkup. mot i ndryshueshëm me erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.

Nesër do të fryjë erë e përforcuar, përkohësisht e fuqishme veriore (mbi 70km/orë), ndërsa kryesisht në rajonet malore do të bie borë e dobët. Temperatura ditore do të bie për 3 deri 5 gradë. Pastaj në ditët e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm me rritje të temperaturës ditore.