Protokolle të reja për hyrje në Holandë dhe Greqi
Shkup, 7 shkurt – Ministria e Shëndetësisë në Holandë e klasifikon Republikën e Maqedonisë së Veriut si “zonë me rrezik shumë të lartë”, që është një nivel më lartë se sa niveli i deritanishëm, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, që ku shtuan se për të hyrë në këtë vend që nesër parashihen kushte të reja.
“Për të gjithë udhëtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët udhëtojnë drejt Holandës do të vlejë rregulli i karantinës së detyrueshme. Nga ana tjetër, udhëtarët e vaksinuar (dy vaksina dhe me dozë e tretë (buster) që udhëtojnë nga vende me rrezik shumë të lartë nuk duhet patjetër të hyjnë në karantinë”, informojnë nga MPJ.
Njëherësh, që atje sqarojnë se që sot deri më 24 shkurt për hyrje në Republikën e Greqisë është e nevojshme të shfaqet Certifikata digjitale evropiane. “Nëse kanë kaluar së paku katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e vaksinimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas përfundimit të vaksinimit bazë ose pa afat kohor për udhëtarët që e kanë marrë dozën e tretë, certifikatën që e kanë kaluar sëmundjen pas testimit laboratorik me PCR ose pas kontrollit duke përdorur teste të shpejta të antigjenit (rapid test)”, thonë nga MPJ.
“Certifikata Digjitale Evropiane për kalimin e sëmundjes lëshohet katërmbëdhjetë (14) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e tij zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas testit; ose rezultate negative nga një test laboratorik me PCR të kryer në shtatëdhjetë e dy (72) orët e fundit para mbërritjes së tyre në Greqi ose nga një test i shpejtë antigjen (rapid test) në afat prej njëzetë e katër (24) orësh para mbërritjes në Greqi”.

