Nikollovski: Cikël i ri programor i IPA 2023-2024

Shkup, 7 shkurt – Projektet aktuale IPA të realizuara në këtë sektor, progresi i tyre dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ishin në fokus të takimit të rregullt të sotëm të punës së ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski me menaxherin për bashkëpunim të Delegacionit të BE-së Stefen Hudolin dhe menaxherët e Programit për sektorin bujqësi dhe zhvillim rural.

Siç publikoi ministri Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk, krahas projekteve aktuale të financuara nga IPA 2015 dhe IPA 2019, do të realizohen edhe projektet IPA 2021, si ndërtimi i sistemeve të vogla të ujitjes dhe vazhdimi i rregullimit të tregjeve për prodhime bujqësore.

“Për kënaqësinë time të madhe, Delegacioni i BE-së paralajmëroi edhe fillimin e ciklit të ri programor të IPA 2023-2024”, ka shkruar Nikollovski.