BIE ka investuar 853 milion euro në Ballkanin Perëndimor në vitin 2021

Shkup, 7 shkurt – Banka Investuese Evropiane (BIE) vitin e kaluar ka investuar gjithsej 853 milionë euro në shtetet e Ballkanit Perëndimor, dedikuar për zhvillim të qëndrueshëm, tranzicion të gjelbër, digjitalizim dhe për mbështetjen e bizneseve të vogla.

Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë investuar 560 milionë euro si ndihmë për ruajtjen e likuiditetit, investimeve, ruajtjen e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive të reja për punësim. Vitin e kaluar, BIE ka vënë në dispozicion edhe 257 milionë euro për mbrojtjen e mjedisit të jetesës, rrjete energjetike më të sigurta dhe më efikase, transport të qëndrueshëm dhe vendosjen e projekteve të përshtatshme klimatike midis kompanive të vogla.

“Së bashku me Komisionin Evropian dhe partnerët e tjerë, BIE planifikon ta rrisë mbështetjen për t’i ndihmuar rajonit që ta përshpejtojë zbatimin e Agjendës së gjelbër, thonë nga banka.

Prej atje theksojnë dhe se me përafërsisht 200 milionë euro të investuara në sektorin digjital të Ballkanit Perëndimor nga viti 2020, BIE është një ndër shtytësit më të mëdhenj të transformimit digjital në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Mbështetja jonë ishte e prekshme jo vetëm në financim, por edhe përmes rritjes së mbështetjes sonë teknike për implementim të Planit ekonomik dhe investues, si dhe për Agjendën e gjelbër në Ballkanin Perëndimor që do ta vendosë kursin për një mjedis më të pastër jetësor dhe kushte më të mira për jetë. Ne e ndihmuam rajonin të përshtatet në epokën e re digjitale përmes zhbllokimit të mjeteve të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës dhe aftësive digjitale. Tani, me lansimin e BIE, do të jemi në pozicion të reagojmë menjëherë dhe të të arrijmë deri te nevojat konkrete në terren, ta zgjerojmë partneritetin, njohuritë dhe aftësisë tona në shtetet dhe rajonet të cilave më shumë u nevojitet. Kjo hap një kapitull të ri dhe rrit shtrirjen tonë jashtë BE-së, duke na mundësuar që ta menaxhojmë më me sukses drejtimin e digjitalizimit, aktivitetet për ndryshimet klimatike dhe rritje inkluzive”, thotë Liljana Pavloova, nënkryetare e BIE-së përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor.

Banka Investuese Evropiane (BIE) është një institucion për kreditim afatgjatë e Bashkimit Evropian në pronësi të vendeve anëtare të tij. Kjo mundëson financim afatgjatë për investime të shëndosha me qëllim që të kontribuojë në objektivat e politikave të BE-së.