Ministria e Drejtësisë: Tejkalohet lëshimi në formulimin “mendimi negativ”
Shkup, 7 shkurt – Në lidhje me ndryshimet në Ligjin për përgjegjësi civile, ku për ofendim akuzohet edhe për “mendim negativ” si dhe duke marrë parasysh edhe reagimet, Ministria e Drejtësisë informon se lëshimi në formulimin tejkalohet dhe në Nenin 6 paragrafi 1 do të thuhet: “Për ofendim përgjigjet ai që me qëllim të ofendoj me deklaratë, sjellje, publikim apo në ndonjë mënyrë tjerët të shpreh për tjetrin me identitet të konfirmuar apo të dukshëm mendim ofendues apo fyerës, me të cilën shkelet nderi dhe reputacioni”.
“Intenca e grupit të punës me këtë formulim ka qenë në orientim se mendimi negativ ka të bëj me prishjen e nderit dhe reputacionit në kontekst të mendimit ofendues dhe fyerës, dhe jo jashtë saj. Në ligj ka punuar grupi i punës në përbërje të së cilit kishte edhe përfaqësues të shoqatave të gazetarëve dhe silikateve, gjykatës, profesor universitar dhe nuk mund të lihet dyshim rreth kompetencës të së njëjtës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Pas formimit të dispozitave të Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, nga Ministria e Drejtësisë tregojnë se janë marr parasysh kritikat dhe vlerësimet e shumë misioneve dhe raporte, veçanërisht në pjesën e mundësimit të qëllimit të ligjit që të mos kufizohet liria e shprehjes me shuma kompensimi të parapara dhe të mundësohet respektimi i Nenit 10 nga KEDNJ dhe Kushtetutës së RMV-së.
“Për këto arsye nga ana e ekspertit të angazhuar nga UNOPS ishte përgatitur analizë për aplikimet e deritanishme të ligjit në sistemin tonë të drejtësisë, në të cilën në mënyrë kooperative ishin paraqitur edhe përvojat e vendeve tjera. Grupi i punës për përgatitjen e ligjit i shqyrtoi çështjet e hapura dhe përgatiti propozim zgjidhje që ishin njoftuar në ENER, ndërsa mendimet e pranuara nga opinioni i ekspertëve dhe akademik ishin inkorporuar në këtë propozim-tekst të ligjit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se përskaj Nenit 6 paragrafi 1, do të ketë ndërhyrje edhe në Nenin 7 paragrafi 11 për shkak përmirësimit të tekstit, por edhe se Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur dhe derisa ka edhe propozime të tjera për përmirësimin e tekstit, do t’i marr parasysh.

