Paga minimale në vend ndër më të ulëtat në rajon

Shkup, 7 shkurt – Paga minimale në vend është ndër më të ulëtat në rajon. Një punëtor në Maqedoninë e Veriut merr pagë minimale prej rreth 250 euro, ndërsa më të ulët se kjo merr vetëm një punëtor në Shqipëro ku paga minimale është 236 euro.

Të gjitha shtetet tjera në rajon marrin pagë më të lartë minimale. Më e lartë minimalja në Slloveni ku arrin 749 euro, çka vijon Kroacia me 569 euro. Në Mal të Zi, pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për punë, nga janari përfitimet minimale arrijnë rreth 450 euro. Në Serbi paga minimale është rreth 300 euro, ndërsa në Bullgari rreth 280 euro.

Në 20 top shtetet në botë të cilët kanë përfitime më të mëdha minimale janë Australia, Luksemburgu, Zelanda e Re, Irlanda, Franca, Britania e Madhe, Norvegjia, Belgjika, Gjermania…

Në vend në vijim janë negociatat midis partnerëve socialë për rritjen e pagës minimale. Sindikatat kërkojnë që paga minimale menjëherë të rritet në 18.000 denarë, duke e pasur parasysh rritjen e shpenzimeve të jetës dhe krizës energjetike. Punëdhënësit janë të mendimit se paga minimale do të duhet të arrijë mbi 16.300 denarë, ndërsa një pjesë e tyre dolën edhe me propozimin që të subvencionohet rritja e pagës minimale. Javën e kaluar janë mbajtur dy takime të Këshillit ekonomik-social, ndërsa për sot, sipas paralajmërimeve, pritet edhe një takim.