Shtrenjtohen përsëri derivatet, benzina 1,5 denarë, dizeli 2 denarë

Shkup, 7 shkurt – Komisioni Rregullator për Energjetikë sot ka vendosur që përsëri të shtrenjtojë çmimet e derivateve, informon Zhurnal.

Kështu, çmimet e benzinës do të shtrenjtohen për 1,5 denarë ndërsa dizeli për 2 denarë.

Çmimi i ri i Benzinës EUROSUPER 95 do të kushtojë 81 denarë për litër. Benzina EUROSUPER 98 do të kushtojë 83 denarë për litër.

Dizeli me çmimin e ri do të kushtojë 73,5 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë gjithashtu shtrenjtohet dhe do të kushtojë 73 denarë për litër. Mazuti do të kushtojë 46,537 denarë për kilogram.//Zhurnal.mk