“Më prek” – Aksion me dedikim për Ëmblën në qendër të Shkupit
Shkup, 7 shkurt – Një aksion artistik i quajtur “Më prek” sot është mbajtur në qendër të Shkupit. Aktivistët aksionin i’a përkushtuan vogëlushes Ëmbla, duke komentuar se largimi i saj nga shoqëria para syve të publikut, edhe një herë na rikujtoi për mos tolerancën e ët gjithë neve ndaj asaj që dallon, njofton Zhurnal.
Aktivistët në trupat e tyre mbanin shkrime “Edhe unë kam Sindromën Down, të lutem më prek”. Ato shpresojnë se në këtë mënyrë do të senzibilizojnë opinionin për këtë problem, së paku duke kontribuar ndaj rritjes së tolerancës ndaj atyre që dallojnë.

“Interesante janë të dhënat se në korniza të aksionit të sotëm që u zbatua në qendër të Shkupit në kohëzgjatje prej disa orëve, rreth 3 mijë kalimtarë rasti kaluan afër aktivistëve, ndërsa vetëm 3 përqind, apo më pak se 100 persona realizuan kontakt duke i prekur aktivistët”, thonë organizatorët e ngjarjes.

Pas Shkupit, ky aksion do të realizohet edhe në disa qytete të Maqedonisë.//Zhurnal.mk

