Kacarska i dërgon letër Talat Xhaferit, kërkon të zgjedhen gjykatësit e rinj kushtetues

Shkup, 7 shkurt – Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, sot i ka dërguar letër kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi.

Në letrën publike drejtuar Xhaferit, Kacarska është ankuar për mos funksionimin si duhet të gjykatës Kushtetuese, si dhe për mungesën e gjykatësve ku në vend se 9 gjykatës, për momentin janë vetëm 5, informon Zhurnal.

E përshkak kësaj, Gjykata Kushtetuese ka pësuar vështirësi në funksionim në periudhën e fundit.

“I respektuar z.Xhaferi, u drejtohem në emrin tim dhe në emër të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta e definon Maqedoninë e Veriut si demokraci parlamentare në të cilën ndarja e pushtetit shtetëror është princip themelor, ndërsa Gjykata Kushtetuese si organ i Republikës e mbron kushtetueshmërinë, ligjshmërinë dhe të drejtat dhe liritë e njerëzve.

Nga këto arsye, u drejtohem t’ju informoj për situatën në të cilën gjendet Gjykata Kushtetuese dhe funksionimi i saj i rënduar në periudhën e fundit me vetëm pesë gjykatës, edhe pse Kushtetuta parasheh përbërje të plotë prej nëntë gjykatës.

Kjo ka ndikim gjatë vendosjes sepse shpesh ndodhë që propozimi të mos e mer shumicën e nevojshme, e për çka për momentin për 16 lëndë nuk mundet të sillet vendim përshkak mos pasjes së shumicës. Përskaj kësaj dua të rikujtoj se para gjykatës duhet të shqyrtohen lëndë që janë në interes të lartë të shtetit, e për të cilat duhet të vendoset me përbërje të plotë.

Besoj se jeni të informuar për këtë situatë dhe shpresoj se do të gjendet zgjidhje për përzgjedhjen e katër gjykatësve të rinjë kushtetues. U drejtohem personalisht të vëni në angazhim autoritettin tuaj si kryetar i Kuvendit dhe së bashku me kolegët tuaj të përzgjedhni gjykatësit e rinjë”, thuhet në letrën e dërguar Xhaferit nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.//Zhurnal.mk