Shtyhet gjykimi për “Shkallët spanjolle”, Janakieski në vetizolim
Shkup, 7 shkurt – Gjykimi për rastin “Shkallët spanjolle” shtyhet për më 18 shkurt për shkak të mungesës së të akuzuarit të parë, ish ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski i cili është pozitiv në Kovid-19.
Gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska në fillim të seancës së sotme ka informuar se mbrojtja e Jankieskit më 7 shkurt ka ngritur kërkesë për shtyrjen e seancës së caktuar pasi ai është pozitiv në Kovid-19 dhe ka treguar vendimin për izolim nga 3 shkurti.
Në rastin “Shkallët spanjolle”, përveç ish-ministrit Janakieski, akuzohen edhe Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezana Krstevska, Risto Papazov, Lidija Smilanovska dhe Marjan Jovanov.
Ata akuzohen se me shitje të paligjshme të parcelave para ndërtesës së EVN-së në sheshin në Shkup e kanë dëmtuar shtetin për 2,6 milionë euro.

