RETRO: 13.726 raste aktive në vend, prej 1.500 të sapoinfektuarve 13 për qind janë riinfeksione
Shkup, 6 shkurt – Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend është 13.726, prej të cilëve në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.500 raste të reja, prej të cilëve 13 për qind ose 195 janë riinfeksion. Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme janë shëruar 522 pacientë dhe janë raportuar 16 të vdekur, nga të cilët tre persona janë vaksinuar plotësisht, ndërsa te 16 personat janë regjistruar sëmundje shtesë.
Konform të dhënave të ISHP-së në 24 orët e fundit janë bërë 5.693 testime, ndërsa janë regjistruar 1.500 raste të reja me Kovid-19 edhe atë: Shkup -775, Kavadar – 74, Manastir – 66, Kumanovë – 60, Tetovë – 56, Veles – 49, Gostivar – 45, Prilep – 44, Ohër – 42, Strumicë – 38, Kërçovë dhe Negotinë – 32, Gjevgjeli – 30, Koçan – 28, Radovish – 22, Shtip – 18, Strugë – 11, Sveti Nikollë dhe Dibër – 10, Kriva Pallankë dhe Bogdanci – nga 9, Vallandovë- 8, Dellçevë – 6, Resnjë – 5, Demir Hisar – 4, Vinicë, Probishtip, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë, Demir Kapi, Pehçevë dhe Dojran – nga 2, Berovë, Kratovë dhe Krushevë – nga një.
Nga numri total i rasteve pozitive (1.500), janë regjistruar 195 riinfeksione.
Janë regjistruar 522 pacientë të shëruar nga: Shkupi 209, Ohri 79, Tetova 46, Gostivari 38, Struga 36, Dellçevë 13, Kërçovë 12, Manastir 11, Strumicë 10, Kavadar 9, Gjevgjeli dhe Koçani – 8, Veles – 7, Resnjë – 6, Radovish – 5, Negotinë, Sveti Nikollë, Dibër, Bogdanci dhe Vinicë- nga 4, Prilep dhe Makedonska Kamenicë – 2 dhe Dojran – 1.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dhjetë viktima, dy nga Shkupi (75 dhe 87vj), Kumanovë (72 dhe 80 vj), Tetovë (80 dhe 89 vj), dhe nga një viktimë nga Gostivari (62vj), Demir Kapija (73 vj), Prilep (61 vj) dhe Strugë (84 vj). Nga personat e raportuar të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore. Konform regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar edhe gjashtë persona të vdekur: Shtip (1), Ohër (1), Koçani (1), Tetovë (1), Shkup (1) dhe Kërçovë (1 ). Viktimat kanë qenë të moshës 57 deri në 82 vjeç.
Nga numri i përgjithshëm i viktimave (n = 16), tre persona janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa tek të gjithë 16 personat janë regjistruar komorbiditete.
Janë kryer 5693 teste përmes: ISHP-455, QSHP Shkup-110, QSHP Manastir-106, QSHP Prilep-55, QSHP Tetovë-6, QSHP Kumanovë-112, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-4, Spitali Laboratorik Kozle-0, KU Pulmologji dhe alergologji -0, SPQ “8 Shtatori”-0, Instituti Mikrobiologjik-158, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -120, Avicena-223, Biotek-208, Sistina-110, Laboratori Laor -211, Sinlab-33, Remedika-13, Fertilitet-34, Genea-13, Laboratori Nikob-481, VFV Medikal-106, Eli Medika-49, Rojal Medika-43, Spektra-MM-27, Laboratori Rapid-23, Zhan Mitrev Strumicë-16, Nova Lab Diagnostik-6, Ramus-23, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 2.948.
Deri tani në vend janë kryer gjithsej 1.814.187 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 277.137, numri i të shëruarve 254.862, numri i viktimave 8.549, ndërsa numri i rasteve aktive 13.726.

