Shaqiri – Paoluçi: Banka Botërore është partneri ynë i fortë në krijimin e arsimit cilësor

Shkup, 4 shkurt – Arsimi cilësor në dispozicion dhe i arritshëm për çdo fëmijë është një nga prioritetet kryesorë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të cilën ne vazhdojmë të punojmë me shpejtësi edhe në periudhën e ardhshme. Për këtë temë të rëndësishme,në takimin i cili u mbajt sot në Shkup kanë diskutuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe drejtori i Bankës Botërore, Masimiliano Paoluçi.

Në këtë takim, ministri Shaqiri shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm në realizimin e huas prej 21 milionë dollarë të Amerikës për zbatimin e reformave në arsim, investimi strategjik i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që rezultoi me një sërë aktivitetesh, si ndryshimet në rregulloret dhe intervenimet në programet mësimore, përmirësimin e kushteve në shkollat për rajonet e ndryshme, por edhe mbështetjen dhe promovimin e kuadrit mësimor.

Po ashtu, në takimin me Paoluçin, ministri Shaqiri theksoi nevojën e vlerësimit të aktiviteteve të deritanishme dhe efekteve të tyre. Ai gjithashtu theksoi se gjashtë projektligjet apo ndryshimet e ligjeve aktuale që janë në procedurë parlamentare janë të një rëndësie të madhe, të cilat duhet të jenë bazë ligjore për hapat e mëtutjeshëm në kuadër të programit për reforma në arsimin fillor.

Digjitalizimi i arsimit mbetet në fokus të MASH. Ministri Shaqiri theksoi se do të japë shtysë shtesë për rritjen e kapaciteteve për përmirësimin e lidhjes dhe infrastrukturës kompjuterike në shkolla, si parakusht për realizimin e digjitalizimit të shërbimeve dhe qasjes në përmbajtje interaktive për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata nga zonat rurale. , i cili do të sigurojë akses në arsim cilësor për çdo nxënës.

Këto ndryshime do të jepnin një kontribut të rëndësishëm në rezultatet e vetë projektit dhe të një reforme më të suksesshme arsimore, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.