Pendarovski: Dellçevi përfaqëson shtyllë mbi të cilën e ndërtojmë shtetësinë dhe pavarësinë tonë

Shkup, 4 shkurt – Goce Dellçevi ishte vizionar, ideolog dhe udhëheqës i veprës nacional-çlirimtare maqedonase nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20 dhe arritjet kryesore të gjeneratës maqedonase të Ilindenit padyshim e mbajnë vulën e tij. Ai jetën e tij ia dhuroi kauzës më të lartë për liri kombëtare dhe sociale dhe me të drejtë për popullin maqedonas përfaqëson shtyllë mbi të cilin e ndërtojmë shtetësinë dhe pavarësinë tonë. Falë përkushtimit të tij ndaj veprës, Dellçevi e ka siguruar përgjithmonë vendin e tij në kujtesën kolektive të popullit maqedonas.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në hapjen e ekspozitës në Arkivin Shtetëror me rastin e 150-vjetorit të lindjes së apostullit të lëvizjes revolucionare maqedonase – Gjorgji Nikollov Dellçev, në popull i njohur si Goce Dellçev, në të cilën janë përfshirë dokumente origjinale, letra dhe fotografi, si dhe shkrime të gazetave dhe materiale të tjera arkivore në lidhje me jetën e tij dhe aktivitetin revolucionar.

“Beteja jonë kryesore sot është të bëjmë gjithçka brenda mundësive tona si shtet, si individë, si njerëz mbi të gjitha dhe të garojmë vetëm në betejat kulturore të qytetërimit dhe konkurrencën e ideve. Të ushqejmë solidaritetin dhe t’i jetojmë idealet e Dellçevit për të treguar se ato mund të jenë po aq aktuale dhe progresive edhe sot, si para më shumë se një shekulli kur lindën për herë të parë”, tha Pendarovski në hapjen e ekspozitës.

Pendarovski, theksoi, se kjo është padyshim ngjarja qendrore në shënimin e jubileut – 150 vjet nga lindja e apostullit të lëvizjes revolucionare maqedonase.

Sipas presidentit, Pendarovski, idetë e tij dhe kosmopolitizmi, të cilat ishin shumë para me kohën në të cilën jetonte, potencoi, lehtë i tejkalojnë kornizat nacionale dhe rajonale. Megjithatë shtoi se idealet e tij nuk janë realizuar plotësisht.

Theksoi se figura dhe vepra e Dellçevit meritojnë edhe hulumtime, studime dhe tubime shkencore të reja dhe përkthim i gjetjeve të reja në gjuhë të huaja