Sindikatat e bllokuan rrugën para selisë së Organizatës së punëdhënësve, më 10 shkurt tubim para Kuvendit

Shkup, 4 shkurt – Kryesia dhe Këshilli i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, së bashku me këshillat greviste, sot e bllokuan rrugën para selisë së Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë dhe Odës ekonomike në qendër të Shkupit në shenjë të pakënaqësisë nga propozimi i i punëdhënësve për metodologjinë e rrogës minimale.

Për sindikatën, propozimi është i papranueshëm pasi llogaritë e tyre kanë treguar se rroga minimale do të rritej në 16.164 denarë, ndërsa sindikata kërkon që rroga minimale të jetë 18.000 denarë dhe rritje të shkallëzuar të të gjitha rrogave tjera.

“Të mos ndalemi derisa nuk e fitojmë të drejtën tonë. Mjaftë ishte t’u bëhemi shërbëtorë punëdhënësve. Me 15 mijë denarë nuk mund ta kalojmë muajin. Në xhepat e punëdhënësve përfundojnë 60 për qind nga fitimi. Duhet të ndalet edhe pagesa e rrogës në zarf, pasi punëtori i ynë nesër do të bëhet pensionist dhe do të bëhet rast social”, porositën sindikalistët.

Ata paralajmëruan se nëse sot në seancë në Këshillin ekonomiko-social nuk pranohen kërkesat e tyre për rritjen e rrogës minimale në 18.000 denarë dhe për rritjen e shkallëzuar të të gjitha rrogave tjera, do të organizojnë grevë të përgjithshme dhe lloje të tjera të presionit , si bllokim të rrugëve dhe fabrikave.

Më 19 shkurt , për kur është caktuar seanca e Kuvendit, ku në rend të ditës është Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për rrogë minimale, do të organizojnë tubim para Kuvendit.

“Prej kësaj nuk ka kthim. Në rend janë Qeveria dhe punëdhënsit. Punëtori merr 15 mijë denarë, ndërsa shporta minimale konsumatore është 35 mijë denarë. Porosia është ekzistencë, asgjë më tepër”, deklaroi kryetari i LSM, Darko Dimovski.

Sipas tij, me rritjen e rrogës minimale, benefit do të kenë edhe punëtorët, edhe punëdhënësit edhe shteti – punëtori do të merr rrogë dinjitoze që ta kaloj muajin, punëdhënësit do të marrin punëtorë të motivuar dhe do ta rrisin produktivitetin, ndërsa shteti në bazë të kontributeve në nivel mujor do të ketë hyrje prej 2.750.000 euro nga 110.000 punëtorë, të cilët marrin rrogë minimale

Për sot u caktua edhe seanca e Këshillit ekonomiko-social, i cili përsëri do të bisedojë për rritjen e rrogës minimale, pasi të mërkurën nuk është arritur marrëveshje.