U akuzua se po vesh bluzën e UÇK-së vetëm kur është në nominim për të siguruar vota nga Kosova, reagojnë nga Instagrami i Arjolës
Arjola Demiri është një prej banoreve më të komentuara të shtëpisë së Big Brother VIP.ADVERTISING
Aktorja e cila ka jetuar për një periudhë kohe në Kosovë, e ka shprehur disa herë dashurinë dhe mirënjohjen e saj ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mu për këtë arsye, Demiri ka veshur disa herë në shtëpi bluzën me stemën e UÇK-së, teksa njëlloj ka bërë edhe gjatë kësaj jave, në të cilën është në televotim së bashku me: Donaldin, Beniadën, Einxhelin dhe Monikën.
Foto: Top Channel
Në rrjetet sociale ka filluar të komentohet paraqitja e Arjolës me bluzën “Liria ka emër”, teksa në llogarinë personale të saj në Facebook dhe Instagram është publikuar një mesazh, i cili ka qenë shqetësim i një fansi për të pyetur nëse është e vërtetë që ajo po e veshë atë sa herë që është nominim.
Administruesit e llogarisë së saj zyrtare në Facebook dhe Instagram, kanë bërë një reagim publik në lidhje me këtë pjesë, duke sqaruar se si qëndron e vërteta rreth patriotizmit të aktores.

