Takimi Kovaçevski-Mishel është ricaktuar për nesër

Bruksel, 3 shkurt – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pasdite duhej të takohej me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, por takimi u anulua për nesër në ora 9:30, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Informacionin e konfirmuan nga Këshilli Evropian për MIA-n.

Takimi mes kryeministrit Kovaçevski dhe shefit të Këshillit Evropian u anulua për shkaqe personale të kryetarit Mishel.

Kovaçevski nesër, gjithashtu do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Sonte ai do të takohet me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla.