AMDHP: Publikimi i vendimeve për personat të cilët duhet të jenë në izolim për shkak të KOVID-19 nuk është në korrelacion me parimin e ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës

Shkup, 3 shkurt – Publikimi i vendimeve për personat që duhet të izolohen për shkak të koronavirusit KOVID-19 në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor me qëllim – dërgimin elektronik të vendimeve, nuk lidhet me parimin e ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës dhe parimin e vëllimit minimal të të dhënave të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, thuhet në njoftimin e sotëm të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP), lidhur me informacionin për publikimin e vendimeve për personat që duhet të jenë të izoluar në ueb- faqen e Inspektoratit Sanitar Shtetëror dhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka dorëzuar edhe njoftim te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sa i përket publikimit të vendimeve për personat të cilët duhet të jenë në izolim në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në lidhje me publikimin e vendimeve për personat që duhet të jenë në izolim në ueb faqen e Inspektoratit Sanitar Shtetëror, nuk ka bazë ligjore për publikimin e tyre në ueb faqen dhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për arsye se vendimet për personat që duhet të izolohen për shkak të koronavirusit KOVID-19 përmbajnë edhe kategori të veçanta të të dhënave personale, gjegjësisht të dhëna që kanë të bëjnë me shëndetin, të cilat të dhëna personale gëzojnë mbrojtje të veçantë sipas dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për ato nuk mund të vlejnë përjashtimet nga rregulli që ndalon përpunimin e disa kategorive të të dhënave personale”, bëhet e ditur në kumtesën e Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale.Mënyra e dërgimit me shkrim është përcaktuar në Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, me ç’rast dërgimi elektronik mund të kryhet duke plotësuar dhe zbatuar kushtet e përcaktuara në dispozitat e nenit 85 të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, ku duhet të parashikohen dhe zbatohen masat adekuate teknike dhe organizative sipas shkallës së rrezikut të operacioneve të përpunimit të të dhënave personale në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Çdo person fizik që ka nevojë të arrijë te vendimi për izolim do të duhet të ketë vetëm një mundësi indivuduale për qasje dhe ta marrë Vendimin e tij dhe nuk duhet të ketë mundësi qasje, shikim dhe përpunim në të dhënat e vendimeve për izolim të personave të tjerë fizikë. Gjatë dërgimit të vendimeve për izolim në mënyrë elektronike (shkarkimi i dokumentit nga serveri i caktuar nga organi publik), është e patjetërsueshme të zbatohet mbrojtje teknike e integruar e të dhënave personale, përkatësisht të zbatohen masat e duhura teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e përpunimit të të dhënave personale në proporcion me qëllimin e përpunimit, sipas rrezikut”, qëndron mes tjerash në kumtesë.E dhënë personale është çdo informacion që i referohet personit fizik të identifikuar ose person fizik i cili mund të identifikohet (subjekt i të dhënave personale), gjegjësisht emri, mbiemri, adresa dhe të dhënat për kujdesin shëndetësor të fituar që zbulojnë informacione për shëndetin e qytetarëve përfaqësojnë të dhëna personale.

Shtohet se kategori të veçanta të të dhënave personale janë të dhëna të cilat zbulojnë origjinë racore ose etnike, qëndrime politike, bindje fetare ose filozofike ose anëtarësi në organizata sindikale, si dhe të dhëna gjenetike, të dhëna biometrike, të dhëna që kanë të bëjnë me shëndetin ose të dhëna për jetën seksuale apo orientimin seksual të personit fizik, ndërsa të dhëna që kanë të bëjnë me shëndetin janë të dhëna personale në lidhje me shëndetin fizik ose mental të personit fizik, duke i përfshirë edhe të dhënat për mbrojtjen e fituar shëndetësore të cilat zbulojnë informata për shëndetin e tij.

“Përpunimi i kategorive të veçanta të të dhënave personale është i ndaluar, dhe si përjashtim ato mund të përpunohen në përputhje me përjashtimet e përcaktuara në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (neni 13). Operacionet e përpunimit të të dhënave personale (mbledhja, ruajtja, publikimi …) mund të kryhen në përputhje me parimet e përcaktuara në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”, bëhet e ditur në kumtesën e Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale.