Ikonomu: Nuk ka ndryshuar qëndrimi për ratifikimin e memorandumeve

Shkup, 3 shkurt – Biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kirjakos Micotakis sipas zëdhënësit të qeverisë, Janis Ikonomu ka kaluar në klimë shumë të mirë, por taktika e Athinës zyrtare për ratifikimin e tre Memorandumeve me vendin tonë mbetet e pandryshuar, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur më atë nëse biseda telefonike në një mënyrë do të ndikojë në ratifikim, Ikonomu në brifingun e sotëm të rregullt ka thënë se “nuk ka ndryshuar taktika apo plani i Qeverisë lidhur me ratifikimin e Memorandumeve”.

Kovaçevski dhe Micotakisi në kontaktin e tyre të parë gjatë bisedës telefonike të hënën sipas kumtesave të kabineteve të tyre, janë pajtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të shkëlqyeshëm dhe se do të vazhdojë të ndërtohet dhe forcohet partneriteti, madje e kanë konstatuar vullnetin e ndërsjellë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi bilateral me theks në sektorin ekonomik dhe tregtar dhe janë dakorduar të takohen në margjinat e Forumit Delfi në Greqi në fillim të muajit prill.