Osmani: Ambasadori i ri në Itali do të fillojë në mënyrë aktive ta kryejë funksionin e tij

Shkup, 1 shkurt – Plotësimi i vendeve vakante të ambasadorëve është prioritet i politikës së jashtme dhe për këtë posaçërisht jam i gëzuar që nga sot ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Republikën e Italisë Vesel Memedi do të fillojë në mënyrë aktive ta kryejë funksionin e tij, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

“Italia është një vend mik dhe i rëndësishëm, përkrahës i proceseve tona euro-integruese si dhe emërimi i tij paraqet një hap të rëndësishëm në ruajtjen e këtyre marrëdhënieve”, shton Osmani.