Kovaçevski dhe Micotakis e kanë konstatuar vullnetin e ndërsjellë për përforcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin bilateral
Athinë, 31 janar – Vullnet i ndërsjellë për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin bilateral, me theks në sektorin ekonomik dhe tregtar, u konstatua gjatë bisedës telefonike të kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kirjakos Micotakis, informojnë nga kabineti i kryeministrit grek, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis ia uroi Kovaçevskit ndërmarrjen e funksionit dhe e ka konfirmuar përkrahjen e Greqisë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Maqedonisë së Veriut, në pajtim me kriteret e vendosura.
Kryeministri grek, sipas kabinetit të tij, ka theksuar se kjo përkrahje është “drejtpërdrejtë e lidhur me zbatimin e tërësishëm dhe konsekuent të Marrëveshjes nga Prespa, që po ashtu është pjesë e procesit aderues”.
Kjo është biseda e parë telefonike dhe kontakti i parë i kryeministrit Kovaçevski me kolegun e tij grek.

