Hoxha u përgjigjet ‘kritikëve’ të partisë: Po ndërtojmë strukturën politike të së ardhmes!

Tetovë, 30 janar – Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa nëpërmjet një postimi në Facebook ka folur rreth aktualitetin brenda Lëvizjes Besa pas shpalljes së kongresit. Hoxha ka thënë se proceset politike nuk janë konstantë e palëvizshme, përkundrazi ato gjenerojnë situata dinamike sidomos kur subjktetet politike hapen dhe zgjerohen. Më tej ai deklaron se me 5 mars Besa do të mbajë kongresin dhe se ata po ndërtojnë strukturën politike të së ardhmes.

“Proceset politike nuk janë konstantë e palëvizshme, përkundrazi ato gjenerojnë situata dinamike sidomos kur subjktetet politike hapen dhe zgjerohen. Lëvizja BESA, respektivisht Kuvendi Qendror mori vendim për mbajtjen e kongresit më 05 Mars 2022 dhe gjithë ata që janë lodhur dhe nuk duan të hyjnë në garë politike e shohin të rrugës për t’u larguar. Normalisht që çdokush duhet të arsyetojë vetveten dhe rrjedhimisht duhet të arsyetojë pse tërhiqet nga proceset politike qofshin këto argumente të qendrueshme apo për të përmbyllur misionin e dikujt. Kongresi i partisë sjell organe të reja, figura të reja si dhe mbindërton programin dhe kauzën e një partie. Prandaj çdo “show” mediatik që do mundohen të imponojnë struktura të instrumentalizuara nga partitë në pushtet janë vetëm në shërbim të agjendave që nuk kanë të bëjnë me Lëvizjen BESA. Deri në mbajtjen e kongresit do ketë shumë prurje dhe risi që do formësojnë kauzën e Lëvizjes BESA. Dyert e partisë janë të hapura për të gjithë që duan të ndërtojmë një strukturë politike të shëndoshë, demokratike dhe cilësore e cila do jetë adresa e të ardhmes politike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Hoxha në një status të tij në Fejsbuk.

https://www.facebook.com/h.arjanit/posts/596356464769643