EULEX shpëton një të ri nga mbytja në liqe në Rugovë

Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit në Rugovë të Pejës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga EULEX.

Ata kishin ndihmuar të riun i cili kishte kërkuar ndihmë.

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it shpëtoi jetën e një të riu nga mbytja në Liqenin e Leqinatit. Ekipi jonë i NjSP u hodh në shpëtim momentin që panë shenjat e dobësuara të jetës së të riut dhe dëgjuan thirrjen për ndihmë”, thuhet në njoftim. 

A young man’s life was saved from drowning by the EULEX Formed Police Unit at the Lake Leqinat/ Lićenat. 🙌Our FPU team…

Posted by EULEX Kosovo (Official) on Tuesday, 24 August 2021