Lëshohet në përdorim hapësira e re e rregulluar në parkun e qytetit në Gostivar

Gostivar, 19 gusht – Në parkun e qytetit në Gostivar sot do të lëshohet në përdorim hapësira e re e gjelbër. Rregullimi i hapësirës së re të gjelbër është donacion i Halkbank SHA Shkup, si pjesë e aktiviteteve të platformës HalkEco.

“Halk hapësira është pajisur me gjelbërim të ri, pajisje urbane dhe ndriçim, ndërsa është lëshuar në përdorim edhe shatërvani, me çka Gostivari u bë me pjesë të re urbane me të cilën plotësisht zbukurohet peisazhi i Parkut të Qytetit, si një nga vendet më të vizituara në qytet”, kumtuan nga Banka.

Në ngjarje, siç paralajmëruan nga Halkbank, do të marrin pjesë kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtori kryesor ekzekutiv i Halkbank SHA Shkup, Bilall Suxhubashi.