158 shoferë të gjobitur në Shkup

Shkup, 2 gusht – Në kuadër të aksioneve të përforcuara kontrolluese, Ministria e Punëve të Brendshme në sferën e komunikacionit, gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit, ka shqiptuar gjithsej 158 masa, në mesin e të cilave për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar 73 sanksione, 22 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 18 për kundërvajtje të vozitësve të motoçikletave.

Janë shqiptuar edhe 11 masa për vozitje pa patentë shoferi, nëntë për vozitës fillestar.

“Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, bëjnë thirrje nga MPB.