Në hyrje të lokalit u grabit me forcë, të dyshuarit ia morën paratë nga xhepi
Prishtinë, 12 qershor, medial.mk/ – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast të grabitjes në Suharekë.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 02:20.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në hyrje të lokalit ishte sulmuar nga dy të dyshuar dhe me forcë i kanë marrë nga xhepi një shumë parash”, thuhet në raport.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante.

