Konsultimet midis qeverisë dhe UNESCO-s për korridorin 8 vazhdojnë edhe me vizitë
Shkup, 9 Prill, medial.mk/ – Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesit tëUNESCO-s për segmentin në zonën e mbrojtur tek Liqeni i Ohrit do të vazhdojnëdhe me një vizitë të përfaqësuesëve të institutionit në fjalë muajin e ardhshëm nëvend, njoftoi sot Kryeministri Hristijan Mickoski, shkruan medial.mk/.
Ai u tha sot gazetarëve gjatë një vizite në komunën e Strugës se delegacioni i UNESCO-s do të vjen në Maqedoni të Veriut në Maj dhe do të vizitojë segmentin e korridorit 8 nga fshati Trebenishtë të komunës së Debërcës deri në bjeshkët QafëThanë tek kufiri me Shqipërinë.
Mickoski përsëriti sot se varësisht nga gjetjet përfundimtare në konsultim me UNESCO-s, qeveria do të gjejé një zgjidhje për këtë segment, gjithnjë duke respektuar rregullat e ruatjesë së trashëgimisë kulturore dhe ruajtjesë së ambientit në këtë zonë.
“Lidhur me trasenë, nëse nuk do jetë ajo, ne do të gjejmë zgjidhje për një trase tjetër e cila nuk do t’i shkelë rekomandimet, dhe këtë e them gjithnji. Për këtë situatë nuk jam edhe aq i shqetësuar, sepse kemi zgjidhje,” tha ai.

