Transformohet shkolla “Bido Sejko” në Konispol, mjedise sportive dhe laboratorë

Tiranë, 9 prill medial.mk/ – Shkolla “Bido Sejko” në Konispol është transformuar plotësisht në kuadër të programit të investimeve publike 2025–2026, që synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë, ku është investuar në ambientet mësimore por edhe për krijimin e infrastrukturës sportive, duke përfshirë ndërtimin ose rikonstruksionin e terreneve për aktivitete fizike.

Falë këtij investimi shkolla është pajisur po ashtu edhe me sistemi modern ngrohjeje, ndërsa janë bërë ndërhyrje edhe për rritjen e eficiencës energjetike të godinës.

Investimi ka krijuar një mjedis më të përshtatshëm për procesin mësimor, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit, duke reduktuar kostot e energjisë për institucionin.

Kjo ndërhyrje vlerësohet si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e standardeve të arsimit në zonën e Konispolit dhe për rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit lokal.

Leave a Reply