Mexhiti: Konferenca e Çairit 2026 do të forcojë imazhin politik të gruas shqiptare

Shkup, 5 mars, medial.mk/ – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur dje në takim gra lidere, profesioniste dhe aktiviste që kontribuojnë në avancimin e rolit të gruas në politikë dhe në jetën shoqërore. Takimi u zhvillua në prag të Konferencës Ndërkombëtare të Çairit 2026, e cila do t’i kushtohet temës “Imazhi politik i gruas shqiptare: lidership, paqe dhe identitet evropian”.

Mexhiti theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse dhe forcimin e rolit të tyre në jetën publike.

“Mirëprita gra lidere, profesioniste dhe zëra të fuqishëm që po avancojnë rolin e gruas në politikë dhe në jetën shoqërore”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, diskutimet gjatë takimit u përqendruan në sfidat dhe mundësitë për rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrje, si dhe në krijimin e mekanizmave për fuqizimin e tyre në shoqëri.

Mexhiti potencoi se “këtë vizion të përbashkët do ta konkretizojmë në një platformë bashkëpunimi, që synon të forcojë rolin e grave si aktore kyçe në zhvillimin politik dhe shoqëror”.

Leave a Reply