Serbia e vazhdon ndalimin e eksportit të derivateve të naftës
Beograd, 03 Prill, medial.mk/ – Qeveria e Serbisë vendosi dje që të zgjasë për herë të tretë ndalimin e eksportit të naftës dhe të gjitha produkteve të naftës deri në fillim të majit, për shkak të që kanë shpërthyer në tregun e naftës bruto, si pasojë e luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
Në seancën e djeshme, qeveria serbe e ndryshoi vendimin për një “ndalim të përkohshëm të eksportit të naftës dhe derivateve të naftës me qëllim parandalimin e një mungese kritike, pasi ngjarjet globale po ndikojnë ndjeshëm në furnizimin e këtyre mallrave dhe po zvogëlojnë furnizimin”, sipas një njoftimi për shtyp.
Ky vendim u zgjat deri më 2 maj, për të “mbrojtur tregun vendas nga mungesat e produkteve të naftës”, tha qeveria.
Ndalimi fillimisht filloi më 9 mars deri më 20 mars, e pastaj dhe deri më 2 prill dhe tash përsëri deri fillim të majit për të ruajtur tregun vendor me naftë dhe derivatet e saj.

