Mbahet panairi i arsimit dhe karrierës 2026

Shkup, 27 shkurt – Në Shkup është mbajtur edicioni i tretë i Panairit të Arsimit dhe Karrierës 2026, një ngjarje që lidh të rinjtë, institucionet arsimore dhe kompanitë. Në këtë event morën pjesë 12 universitete me mbi 100 fakultete nga Maqedonia, akademi për profesione digjitale dhe moderne, si dhe kompani që ofrojnë mundësi, punësim dhe zhvillim karriere.

Ky panair ishte i dedikuar për maturantë, studentë dhe prindër, në mënyrë që të rinjtë të marrin informacione relevante dhe të flasin drejtpërdrejt me përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit të biznesit, përpara se të marrin një vendim për të ardhmen e tyre.

“Panairi i Arsimit dhe Karrierës është platformë, e cila i bashkon të rinjtë me sistemin arsimor dhe sektorin privat. Këtu të rinjtë e sjellin vendimin e tyre më të rëndë në jetën e tyre, e ajo është se ku dhe çka do të studiojnë. Më shumë se 10 komuna nga e gjithë vendi kanë organizuar transport për nxënësit, me qëllim që t’i shohin mundësit që ofrojnë Universitetet.”, – theksoi organizatori, Toshe Nikollov.

“Besoj se do të arrijmë të bindim sa më shumë studentë të rinj, që të regjistrohen në fakultetin tonë. Kjo është një mundësi e mirë që të njihen me përparësitë që ofrojnë universitetet, por edhe të bisedojnë me profesorët.”, – theksoi kryetari i Unionit Studentor i Fakultetit të Stomatologjisë, Davor Gjikovski.

Nxënësit të cilët presin që së shpejti t’i futen drejtimit të studimeve, thanë se ky panair do t’u ndihmojë që ta bëjnë zgjidhjen e tyre sa më të lehtë.

“Kemi ardhur nga Berova, me qëllim që t’i shohim mundësitë për studimet që na presin, prandaj edhe kanë ardhur këtu që të dëgjoj mundësitë, të cilat i ofrojnë universitetet.”, – tha nxënësja, Evgenija Smarokollu.

“Po, sigurisht se në këtë mënyrë nxënësit e viteve të katërta do të kenë mundësi të vendosin se çka do të studiojnë dhe kjo na lehtëson në këtë zgjidhje.”, – u shpreh nxënësi, Branko Akanski.

Sipas organizatorëve, me këtë mënyrë të komunikimit universitetet do të kenë mundësi të kuptojnë se cilat janë kërkesat e kompanive dhe tregut të punës dhe nga ana tjetër, kompanitë do të kenë mundësi të kuptojnë se çka i motivon të rinjtë që t’i adaptojnë në sektorin e tyre të punës.

Leave a Reply