Për shkak të rrëshqitjes së dheut, trafiku në një pjesë të rrugës Katllanovë-Veles po zhvillohet në një korsi

Shkup, 24 shkurt – LAMM njoftoi se sot në mëngjes nga ora 08:40 për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën A1 Katllanovë – Veles, 2,5 kilometra pas BP “Detoil”, trafiku po zhvillohet në një korsi me gjatësi prej 20 – 25 metrash.

 Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe punojnë për pastrimin e rrëshqitjes së dheut dhe normalizimin e trafikut.

Leave a Reply