Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

Shkup, 12 tetor – Në mëngjes, me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë lumit Vardar.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 15 deri në 22 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë në 21 gradë.