Zjarri në malin “Goten” në anën e Radovishit është nën kontroll
Shtip, 30 korrik – Helikopteri çek “Blek Hok” fluturoi drejt flakës së zjarrit në malin Goten. Me të ashtuquajturat “bomba” një rezervuar me kapacitet mbi 3.400 litra ujë u përfshi në shuarjen e zjarrit në anën e Berovës.

Korrespondentja e MIA-s përderisa ishte në zonën e djegur të malit Goten me zëvendësdrejtorin e NP “Pyje kombëtare”, Kire Mihailov e vërejti helikopterin çek, i cili prej sot ndihmon në përballjen me flakën e zjarrit, e cila ka zgjatur tashmë dy javë dhe ka shkatërruar pyllin në komunat Vasilevë, Radovish dhe Berovë,
Zëvendësdrejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Mihailov për MIA-n tha se pas disa ditësh luftimi të zjarrit për të shpëtuar fshatrat Podares, JargulicË dhe PokrajçevË të Radovishit, zjarri në malin Goten, në anën e Radovishit, është vënë nën kontroll. Për shkak të stabilizimit të situatës, burimet njerëzore janë zvogëluar, por në terren mbeten Pinzgauerët, Erminat dhe transportuesit e blinduar, të cilët me fuqinë e tyre do ta mbrojnë malin nga zjarri që të mos ndizet përsëri.
“Në Radovish edhe sot kemi pjesëtarë të ARM-së. Pjesëtarët e EBR-së mbrëmë vonë i liruam. Ekipet e automjeteve të specializuara janë këtu. Disa prej atyre automjeteve janë përdorur aty ku është e nevojshme, ndërsa të tjerat janë të përgatitura të bashkohen nëse është e nevojshme. Pamja sot është e ndryshme nga ajo që ishte dje në mëngjes, përkatësisht 00 në zero”, thotë Mihailov.

