Bislimovski: Nuk ndërron çmimi i ngrohjes qëndrore në Shkup

Shkup, 30 korrik – Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shëbime për Menaxhim me Mbeturinat Komunale (KRE) ka marrë vendim me të cilën vazhdojnë të vlejnë çmimet aktuale për energji të ngrohjes në Shkup deri në miratimin e vendimit të ri.

Kjo, siç tha kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski, do të thotë se nuk do të ketë asnjë ndryshim të pmimit të energjisë së ngrohje në tre sistemet e Qytetit të Shkupit.

“KRE ka kryer analizë të thellë të të dhënave të parashtriara për punë të kompanive që kryejnë prodhim, shpërndarje dhe furnizim me energjinë e ngrohjes në Qytetin e Shkupit. Kemi konstatuar se për marrjen e vendimit, e cila do t’i reflektojë në tërësi shçenzimet reale të të gjitha veprimtarive të rregullta, sidomos prodhimin e energjisë së ngrohjes, nevojitet në mënyrë shtesë vlerësim i vlerës së mjeteve bazike – ngrohtoret që janë pronësi të një kompanie, ndërsa janë dhënë nën hua të EMV Prodhimtarinë e energjisë për ngrojje”, tha Bislimovski.

Theksoi se KRE në shkurt ka dërguar kërkesë për vlerësim të mjeteve bazike për veprimtarinë prodhim deri te Byroja për vlerësim, por, siç tha deri më sot nuk ka marrë raport për vlerësim dhe për shkak të kësaj nuk mund të bëjë vlerësim final.

“Me qëllim mundësim të një trajtimi të barabartë të gjithë konsumatorëve të energjisë së ngrohjes në territorin e Qytetit të Shkupit, KRE ka marrë vendim që të vazhdojnë të vlejnë tarifat e njejta, gjegjësisht llogaritë për ngrohje të ndërrohen, deri në një vendim të ri për të gjitha tri kompanitë, gjegjësisht edhe për EMV energjetikë dhe Shkup Veri”, tha Bislimovski.

Me vendimin e fundit më 1 shkurt, çmimi i konsumatorëve të energjisë për ngrohje në Qytetin e Shkupit është rritur për 5,03 për qind, si rezulat i çmimit të rritur të gazit natyror në bursat botërore për 16 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2024.