Mucunski dhe Dimovski do ta prezantojnë punën e bërë në vitin e parë të mandatit të Qeverisë së re

Shkup, 27 qershor –  Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot do të mbahet konferencë për shtyp në të cilën do të prezantohet puna e bërë në vitin e parë të mandatit të Qeverisë së re.

Në konferencën për shtyp do të marrë pjesë ministri i Punëve të Jashmte dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe drejtori i Drejtorisë së Zonave zhvillimore teknologjiko-industriale, Goce Dimovski.