Propozim për shkarkimin e kreut të Prokurorisë së Lartë të Shkupit dhe ndëshkim financiar për një prokuror tjetër
Shkup, 20 qershor – Komisioni për përgjegjësinë disiplinore të prokurorëve i propozon Këshillit gjyqësor shkarkimin e kreut të Prokurorisë së lartë të Shkupit Mustafa Hajrullahi dhe si dhe ka vendosur për ulje page prej 30% për një periudhë gjashtëmujore për prokurorin Jove Cvetanovski. Komisioni e bëri përgjegjës Hajrullahin për parregullsi në mënyrën e ngritjes së çështjeve në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit, dhe në rastin tjetër, për vendime joprofesionale të marra në tre raste. Ndërkohë është konstatuar se prokurori Cvetanovski ka vepruar në mënyrë joprofesionale dhe neglizhente në 4 raste në të cilat ai ka hequr dorë nga ankesa ose aktakuza.

