Arben Fetai: Tregtarëve me komuna dhe misionarëve të Artanit u doli boja!
Shkup, 20 qershor – Zëvendëskryeministri Arben Fetai në një status të tij në facebook profilin e tij, ka akuzuar Arben Taravarin nga Aleanca për Shqiptarët se misioni i tyre është i qartë, transmeton Zhurnal.mk
“Me muaj të tërë torturuan opinionin me kërkesa për lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash. Refuzuan ofertën bujare të VLEN-it për pesë komuna të sigurta dhe u munduan të sabotojnë koalicionin qeverisës.
Por, siç e paralajmëruam, përfunduan aty ku e dinim se tanimë janë ulur, në prehrin e Ali Ahmetit, me lista dhe kandidatura të përbashkëta në katër komuna, të cilat mund të jenë të dhuruara në letër, por kurrsesi të fituara.
Misioni i tyre i vërtetë është i qartë: të rehabilitohet BDI-ja e korruptuar dhe të rikthehet Artan non grata. Shqiptarët e kanë kuptuar lojën e tyre. Ata nuk duan kthimin e një sistemi të kalbur, të mbushur me hajni, korrupsion e tradhti. Populli ynë dëshiron një të ardhme me politikanë të ndershëm, që punojnë për interesin e përbashkët, jo për xhepat e tyre. Shqiptarët zgjedhin shpresën, jo tradhtinë!”, ka shkruar Fetai.

