Kurti shmang gazetarët, futet nga dera prapa e Kuvendit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përsëri iu shmang gazetarëve, raporton Ekonomia Online.

Edhe sot është futur nga dera prapa e Kuvendit, nga ana e parkingut të Presidencës.

Njëjtë kishte vepruar edhe në vazhdimin e kaluar të seancës konstituive.