96 të infektuar gjatë vikendit

Shkup, 26 shtator – Gjatë vikendit, të premten, të shtunën dhe të dielën u infektuan gjithsej 96 persona. Prej tyre, 66 janë nga Shkupi, 5 nga Kumanova, në Veles 4, Prilep, Tetovë, Kavdar, Ohër dhe Kërçovë nga 3, Manastir dhe Shtip nga 2 ndërsa në Gjevgjeli dhe Negotinë nga 1, informon Zhurnal.

Nga ana tjetër janë shëruar gjithsej 288 pacientë ndërsa katër kanë vdekur. Bëhet fjalë për pacient 87 vjeç nga Shkupi, një tjetër pacient 91 vjeç nga Shkupi dhe një 89 vjeç gjithashtu nga Shkupi. Viktima e katërt është një 71 vjeçar nga Kavadari.

Rastet aktive për momentin shënojnë 374 ndërsa të vdekur deri tani gna Covid janë 9531./Zhurnal.mk