81 raste të reja me Covid

Shkup, 30 shtator – Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik, gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 734 testime, ndërsa janë regjistruar 81 raste të reja me Kovid-19, ndërsa janë shëruar 77 pacientë. Nuk është regjistruar asnjë person i vdekur. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini Im”, nuk janë regjistruar persona të vdekur, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Prej 81 rasteve të reja nga Shkupi janë 55, Manastir – 6, Kavadar – 4, Kumanovë – 3, Prilep dhe Tetovë nga 2, Veles, Strumicë, Shtip, Gjevgjeli, Negotinë, Radovish, Sveti Nikollë, Vinicë dhe Kratovë nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i të sapoinfektuarve (81), janë regjistruar 20 riinfektime.

Janë regjistruar 77 pacientë të shëruar nga Shkupi – 54, Veles – 8, Kumanovë – 5, Kavadar dhe Prilep nga 2, Tetovë, Shtip, Gjevgjeli, Negotinë, Kratovë dhe Kërçovë nga 1.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 2.169.626 testime në Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin në 342.961, numri i pacientëve të shëruar është 332.932, të vdekur 9.534, ndërsa raste aktive janë 495.