Shukova: Marrja e Kodrës së Diellit nga investitori italian është një procedurë e cila ende është në vazhdim

Tetovë, 12 dhjetor – Një vit pas zgjedhjes së investitorit strategjik për Kodrën e Diellit, procedurat ende po vazhdojnë procedurat për miratimin e marrjes së qendrës së skijimit nga ana e kompaniës italiane, informoi sot nga tetova, ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova. Ajo vlerëson se procedurat po shkojnë në drejtimin e duhur për këtë projekt i cili vitin e kaluar në nëntor e paralajmëruan paraardhësi i saj.
“Nesër në kuadër të procesit për miratimin e investimit strategjik ka një takim në Ministrinë e Financave, do të shqyrtohet edhe nj[ herë ky projekt. Mendoj se po shkon në një drejtim të mirë. Shpresoj se janë përmbushur të gjitha kushtet që investitori duhet t’i sigurojë që të mundet Qeveria, e më pas edhe Kuvendi, të miratojë një projekt të tillë strategjik”, tha Kaja Shukova nga Tetova, ku ishte për vizitë në Parkun Kombëtar Mali Sharr.
Në pyetjen e gazetarëve çfarë është bërë gjatë gjithë këtij viti, Shukova tha se kjo është çunuar me shqyrtimin e ligjeve dhe dokumenteve.
“Është një proces, duhet të kalohet, po mblidhen mendime nga ministritë dikasteriale, duhen të shihen disa aspekte, duhet të shihet aspekti mjedisor, ekonomik, social, do të thotë nuk është e thjeshtë, nuk është vetëm me paraqitjen e kërkesës të miratohet dhe nga Qeveria dhe nga Kuvendi. Mirëpo, mendoj se është në fund, do të vendoset nëse investitori i ka përmbushur kushtet dhe a mund të arrihet një marrëveshje strategjike për investim, e cila do ta kalojë nga Qeveria e më pas nga Kuvendi”, tha Shukova.
Sipas saj, nga ana e shtetit janë përmbushur kushtet për dhënien e qendrës së skijimit investitorit strategjik.