67 sanksione për automjete që kryejnë transport të nxënësve në shkollë

Shkup, 26 janar – Në territorin e gjithë shtetit, dje në periudhën prej ora 12:00 deri në ora 16:00 është zbatuar një kontroll policor për automjetetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas. Kështu, janë konstatuar 67 shkelje, me çka një automjet është përjashtuar tërësisht nga komunikacioni përshkak regjistrimit të skaduar, informon Zhurnal.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, në kontroll të jashtëzakonshëm teknik janë dërguar 17 automjete.

Nga MPB paralajmërojnë se këto kontrolle do të vijojnë edhe ditëve në vijim.

Apelojnë që të respektohen rregullat e komunikacionit dhe bashkarisht të kontribojmë në siguri më të madhe për nxënësit dhe të gjithë ne./Zhurnal.mk