64 vjeçarit i përkeqësohet gjendja dhe vdes në timon, pastaj përplaset në gardhin mbrojtës
Strumicë, 14 shkur – Dje në ora 07:30 në stacionin policor në Strumicë është paraqitur një rast ku 64 vjeçari G.C nga fshati Vasilevë, me automjetin e tij “Ford Transit” me targa të Strumicës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga, duke goditur në gardhin mbrojtës.
Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen te shoferi. Sipas mjekut, shoferit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka vdekur para se të humbë kontrollin./Zhurnal.mk

