6 mln denarë për ndërtimin e rrugës në Tarinc të Karbincit

Karbinc, 27 Shtator – Kryetari i komunës së Karbincit, Viktor Paunov sot ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e një rruge në këtë komunë.

Sot së bashku me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi nënshkruam kontratën për rindërtimin e një rruge në fshatin Tarinc.

Nga programi për zhvillim rural kemi siguruar mjete financiare në vlerë prej 6.169.998 denarë.

Rruga kryesore në Tarinci do të rikonstruktohet tërësisht me trotuar dhe kanalizim atmosferik.

Ne premtuam rindërtim dhe po realizojmë projektet tona!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10221257366280016&set=pcb.10221257382240415