54 raste të reja, 28 të shëruar dhe një i vdekur nga KOVID-19

Shkup, 2 gusht – Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 3.087 testimeve të bëra kanë rezultuar 54 raste të reja pozitive me krononavirus, prej tyre 32 në Tetovë, ndërsa 13 në Shkup.

Ndërkaq në periudhën e njëjtë kohore ka ndërruar jetë një persona si pasojë e Kovid-19, ndërsa janë shëruar 28 të infektuar.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë numri i të diagnostikuesve me koronavirus ka arritur në 156.506, i të shëruarve në 150.399, i të vdekurve në 5.494, kurse momentalisht raste aktive janë 613.